Barcelona ka shpartalluar Osasunën duke e mundur me rezultatin e thellë 7-1. Katalanasit kanë bërë gjithçka mirë në “Camp Nou” duke dhuruar spektakël për të pranishmit në stadium. Messi, Alcaser dhe Gomes ishin më të mirët në fushë teksa shënuan secili nga dy gola. Ndërsa goli tjetër u shënua nga Maskerano. Për Osasunan shënoi Torres.
Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e parë me 78 pikë, por dy ndeshje më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.