Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona. Mesfushori është jashtë planeve të trajerit Koeman dhe klubi do ta lërë të largohet falas për të ulur shpenzimet dhe për të federuar afrimet e reja.
Sipas mediave spanjoll, Arsenal po tenton të bind mesfushorin boshnjak për ta transferuar në Angli. Trajneri Arteta e pëlqen shumë mesfushorin dhe i ka ofruar një vend titullarin në formacionin e Arsenal. Në ditët në vijim pritet të ketë kontakte mes Arsenal dhe lojtarit, por edhe me Barcelonën që është gati të heq dorë nga lojtari që është jashtë planeve të trajnerit Koeman.
Për Pjanic ka shfaqur interesim edhe Juventusi dhe Interi që siç duket do të rivalizojnë deri në fund me Arsenal për të marrë shërbimet e mesfushorit boshnjak.