Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barça-Real përplasin "brirët" në Superkupës, XAVI: Kundërshtari ka AND fituese, por ne do marrim trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
Barça-Real përplasin "brirët" në

Barcelona do të vihet përballë Real Madrid në finalen e Supërkupës së Spanjës, e cila do të zhvillohet ditën e dielë në orën 20:00 në Riad të Arabisë Saudit.

Për këtë duel majft të luftuar që vë përballë dy gjigandët spanjollë ka folur edhe Xavi Hernandez, i cili deklaroi se madrilenët kanë në ADN-në e tyre fitoren, por të tijtë do të triumfojnë në këtë finale.

 “Realin e shoh si gjithmonë: një ekip i fortë në të gjithë aspektet. Ata janë të fortë taktikisht dhe kanë lojtarë të aftë në lojën një kundër një. Reali është një rival i madh i yni, është skuadra kampione në fuqi e Europës. Ata janë të frikshëm në finale, kanë një ADN fituese, por ne jemi shumë të motivuar. Psikologjisht ata janë më të fortë, pasi kanë luajtur më shumë finale sesa ne. Por, ne duam të tregojmë ambicien dhe urinë tonë për të mbërritur te fitimi i trofeut”, ka theksuar tekniku spanjoll.

Katalanasit  vijnë në këtë finale si kryesores, pasi në historinë e tye kanë koleksionuar plot 13 trofe të Superkupës, ndërkohë “Los Blancos” kanë 1 më pak se kundërshtari i tyre më i madh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga