Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barça përgatiti suprizën për lamumirën e Pique, ja të gjitha detajet në “Camp Nou”

Shkruar nga NEWSPORT
Barça përgatiti suprizën për lamumirën e Pique, ja
Gerard Pique do të luajë ndeshjen e fundit me Almerias në “Camp Nou”, takim që do të luhet mbrëmjen e sotme duke nisur që nga ora 21:00. Skuadra katalanase nëpërmjet një postimi në rrejtet sociale ka shpejguar të gjitha detajet që do ta bëjnë një ditë të veçantë për qendërmbrojtësin spanjoll, teksa një festë e madhe është përgatitur nga klubi. Pique ka mabjtur veshur fanellën e Barçës 14 vite, teksa ka luajtur 615 ndeshje zyrtare dhe ka fituar 30 tituj me blaugranat duke u bërë legjendë e Barcelonës. Aktiviteti i parë do të zhvillohet pak minuta para ndeshjes Barça-Almería, ku do të shpaloset një telajo me fjalën ‘Sempr3’, duke bërë lojë fjalësh me numrin historik ‘3’ të mbrojtësit, i cili do të vishet në fushën e ‘Camp Nou’. Pak çaste më vonë, lojtarët e Barcelonës do të nxehen në fushë me emrin ‘Piqué’ të shkruar në secilën prej fanellave të tyre, përveç ‘Sempr3’ të lartpërmendur në gjoks, në nderim të qendërmbrojtësit. Ekrani i rezultateve të ‘Camp Nou’ do të shfaqë gjithashtu një video në nderim të lojtarit të pestë me më shumë ndeshje në të gjithë historinë e klubit të Barçës. Në fund të ndeshjes ai do të bëjë një xhiro nderi rreth fushës, në një ditë që pritet të jetë shumë emocionuese dhe e veçantë për Barcelonën.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga