Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi me Teutën, Xhaferri i sigurt: Meritonim të fitonim bindshëm, shumë ekipe janë në garë për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi me Teutën, Xhaferri i sigurt: Meritonim të fitonim

Vllaznia barazoi 1-1 me Teutën, në sfidën për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferri pati një lidhje me Fax News, ku foli për këtë 90 minutësh. Ai tha se skuadra e Brdariç meritoi  fitoren, madje me rezultat të thellë. Diçka u tha edhe për titullin e mundshëm.

“E gjithë ndeshja u dominua nga Vllaznia. Nuk e patëm fatin të shënojmë. Edhe Hoxha pati shanse. Barazimi ishte një rezultat normal, për mënyrën sesi shkuan gjërat. Vllaznia meritoi të fitonte, madje bindshëm. Ishte e vështirë pasi luanim ndaj një ekip kampion. Me këtë barazim, ekipi ka arritur një harmonizim. Shpresoj që të ecim kështu. Ndaj Partizanit do jetë një sdifë që duhet kaluar.

Titulli? Ka sfida të mëdha përpara. 7 pikë nuk janë shumë. Në ndeshje direkte tregohet forca. Nuk është vetëm Tirana për titull" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga