
Shkëndija e Tetovës ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka barazuar 2-2 në sfidën e sotme ndaj Rabotnicki dhe tashmë ka prerë biletën për në turin tjetër.
Sfida e parë është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa sot ka barazuar sërish, por me dy golat e shënuar në fushën kundërshtare bën që Shkëndija të kalojë në gjysmëfinale të Kupës. Fitimi i Kupës është një nga objektivat e Shkëndijës dhe kërkon të shkojë deri në fund këtij kompeticione pa lënë pas edhe kampionatin.
Poll