
Armando Broja padiskutim është një nga futbollistët më të përfolur kohët e fundit. Sulmuesi prej muajsh ka vuajtur nga një dëmtim dhe tashmë duket se rikthimi i tij në fushë për të luajtur sërish për Everton është çështje ditësh.
Por ditën e sotme ajo që ka marrë vëmendjen është postimi i Brojës. Ky i fundit nëpërmjet një “Insta-Story” ka zbuluar vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
23-vjeçari e ka surprizuar të dashurën, teksa shihen trëndafila, qirinj dhe balona të kuqe, si për t’i shprehur dashurinë personit të tij të zemrës. Kujtojmë se sulmuesi shpesh ka qenë pjesë e mediave rosë për shkak të lidhjeve të tij të dashurisë, por këtë herë ka zgjedhur të zbulojë imazhin e të dashurës së re, por jo emrin e saj.
