
Francesco Bagnaia i ka rikthyer titullin e madh Ducati-t, që nuk njihte fitore prej vitit 2007, duke arritur të shpallet kampion i botës në MotoGP për 2022.
Bagnaia ëshët renditur pas Fabio Quartararo, në vendin e nëntë në garën e Valencias, por kaq i ka mjaftuar për të rrëmbyer titullin e madh. Gara e Valencias u fitua nga Alex Rins i Suzuki-t.
Bagnaia kaloi pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të garës duke përshëndetur garuesit, ndërsa Luca Marini i VR46 Ducati dhe Enea Bastianini i Gresini Ducati avancuan, megjithëse Bagnaia u përball me Franco Morbidelli të Yamaha për të siguruar vendin e nëntë.
Atij i duhej të renditej të paktën i 14-i për t’u shpallur kampion.
Poll