Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Atmosferë pozitive para Egnatias, Teuta mbyll përgatitjet

Shkruar nga NEWSPORT
Atmosferë pozitive para Egnatias, Teuta mbyll përgatitjet

Teuta do të luajë nesër në transfertë kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin e rrogozhinasve.

Sot, “Djemtë e Detit” i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, shihen fragmente nga seanca e sotme stërvitore.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe të gjithë janë gati për të dhënë maksimumin e tyre në këtë përballje të radhës të kampionatit shqiptar. Në lajmërimin e bërë në kanalin informativ të klubit thuhej: “Djemtë e Detit kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes me Egnatian, e cila do të luhet nesër, në "Arena Egnatia””.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga