Futbollistët e Montpellier, skuadra që renditet në vend të 11-të në Ligën 1 në Francë, do të jenë të detyruar të paguajnë 1 mijë euro për çdo kilogram që do të shtojnë në peshën trupore gjatë pushimeve të festave të fundvitit.
Paralajmërimin e masës disiplinore, lojtarëve ua ka kominukuar trajneri i skuadrës Frederic Hantz.
Skuadra e Montpellier ka marrë pushimet që më 21 dhjetor dhe do t’i rikthehen seancave stërvitore më 31 dhjetor.
Sfida e parë për 2017-ën do të jetë ajo kundër Lionit për Kupën e Francës. Ndërkohë, lojtarët duhet të kenë kujdes me ushqimet që do të konsumojnë dhe të mos lënë pas dore ushtrimet indvididuale.
