Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Atmosfera/ Tifozët dhe gazetarët shoqërojnë Vllazninë para Austrisë, kërkesa e veçantë për Josën (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Atmosfera/ Tifozët dhe gazetarët shoqërojnë Vllazninë

Vllaznia u nis më herët ditën e sotme drejt Austrisë, ku do vazhdojë fazën përgatitore. Atmosfera shfaqet mjaft pozitive brenda klubit, kjo dhe pas afrimit të Herald Markut. Shqetësimi i vetëm është mungesa e Liridon Latifit, i cili ka pasur probleme shëndetësore.

Gjatë nisjes për Austri, kishte dhe tifozë prezent që po shoqëronin klubin. Duke i uruar rrugë të mbarë, nuk mungonin as batutat. Kërkesa e veçantë erdhi nga një prej tifozëve për trajnerin e Vllaznisë Mirel Josa.

“Qesh një fije(pak)”, i thotë njëri prej tyre në kuadrin e shakasë. Në anën tjetër Josa foli për mediet në lidhje me gjendjen e ekipit. Kujtojmë se këto përgatitje janë në kuadër të sezonit të ri, që nis me ndeshjen e turit të dytë të Conference League përballë Craiovas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga