
Atletja shqiptare, Klodiana Shala ka zbuluar rrugën që ndoqi për tu bërë një sportiste profesioniste. E ftuar në "Late Night Show" në Ora News, ajo tregoi se stërvitej pa dëshirën e babait, i cili e paragjykonte për mënyrën se si visheshin sportistet e garave të atletikës.
"Paragjykimin kryesor e kam pasur nga babai im. Kur e kam filluar sportin në 1994, 3 muaj me mamin bëja sikur shkoja tek tezja, por shkoja në stadium se babi thoshte: Goca ime s'do bëhet atlete se do dali me kilota në sy të njerëzve. Babi im ka qenë ai i pari. Kur i doli emri aty në gazetë, Klodiana Bashkim, tha: Goca ime kjo",tha Klodiana Shala.
Shala ka qënë pjesëmarrëse olimpike tre herë, ku ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike në vitin 2000, 2004 dhe 2008.