Është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare ndihmës trajneri i Golden Statë Warriors, Dejan Milojevic. Serbi ndërroi jetë mëngjesin e të mërkurës, pasi pësoi një atak në zemër.
Warriors thanë se Milojevic pësoi sulm në zemer në një darkë ku ishte i gjithë ekipi të martën në mbrëmje. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë të mërkurën në mëngjes pavarësisht përpjekjeve për t’a mbajtur të gjallë.
Kujtojmë që serbi u bë pjesëe Warriors në vitin 2021 dhe ky ishte sezoni i tij i tretë në stafin e trajnerit Steve Kerr. Teksa ky i fundit është shprehur, “Ne jemi absolutisht të shkatërruar nga vdekja e papritur e Dejanit”.
Poll