
Interi pritet të bëjë një revolucion në repartin e mbrojtjes, sipas mediave italiane, teksa Skriniar do të kalojë te PSG në verë ndërsa rrugën jashtë Milanos duket se e ka edhe De Vrij me D’Ambrosio. Bashkë me këta duhet të merret një vendim edhe për Acerbin që është i huazuar nga Lazio por mosha e madhe nuk premton shumë.
Në merkaton e verës pritet një revolucion i madh dhe ndër emrat e përmendur në media, përflitet edhe ai i mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla. 23-vjeçari është jashtë planeve të Mourinhos dhe pritet largimi i tij në verë nga Roma. Nga kjo situatë mund të përfitojnë zikaltërit që duke parë pamundësinë ekonomike sheh te shqiptari një zgjidhje me kosto të ulët.
Kumbulla përpara Romës ka qenë gjithashtu shumë pranë Interit dhe nëse transferohet në Milano do të gjejë në ekip Kristjan Asllanin.