
Arsenali ia doli që mbrëmjen e djeshme të fitonte në derbin e Londrës përballë Chelsea. “Topçinjtë”" triumfuan me shifrat 3-1 ndaj Bluve.
Një fitore kjo që e ngjith sërish skuadrën e Mikel Artetës në vendin e parë në klasifikim me 1 pikë më shumë se Manchester City, por kjo e fundit ka dy ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Pas këtij triumfi ka folur edhe Granit Xhaka, i cili nuk dorëzohet dhe thekson se skuadra e tij beson ende te fitimi i titullit kampion në Premier League. Mesfushori shqiptar në këtë sfidë dhuroi 2 asistime për shokët e skuadrës, duke qenë një nga protagonistët absolut në fitoren e “Topçinjve”.
“Mendoj se i merituam tre pikët sot. Unë mendoj se po. Ende besoj se është e mundur ta fitojmë titullin”, deklaroi Xhaka shkurtimisht për “Sky Sport”.