Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Asion Daja flet para sfidës ndaj Luftëtarit dhe tregon çfarë e ka penalizuar Tiranën javët e fundit

Shkruar nga NEWSPORT

Asion Daja ka qenë pjesë sot e konferëncës për shtyp. Mesfushori i Tiranës që ka zhvilluar paraqitje shumë pozitive me bardheblutë shprehet se ndeshja e nesërme ndaj Luftëtarit nuk do të jetë e lehtë.

Por, Asion Daja ka besim se me mbështetjen e tifozëve, ekipi kryeqytetas do të rikthehet te fitorja.

Për sa i përket mungesës së rezultateve në javët e fundit, titullari i bardhebluve pranon se mungesat për shkak dëmtimet kanë kushtëzuar jo pak paraqitjen e 24 herë kampionëve të vendit.

asion-daja1"Luajmë ndeshjen e radhës përballë Luftëtarit, një ekip që ka treguar se di të luajë shumë mirë. Meriton respekt dhe vlerësim maksimal.

Luajmë në shtëpi dhe së bashku me përkrahjen e tifozëve, besojmë se do të marrim më të mirën nga kjo ndeshje. Për ne është gjithmonë detyrim fitorja.

Kemi patur disa takime të vështira përballë skuadrave të kreut dhe nuk kemi marrë më të mirën. Kemi luajtur mirë dhe kjo na jep besim për në vazhdim. Fati në disa momente nuk ka qenë me ne.

Kujtoj dy shtyllat në Korçë apo dhe një penallti të padhënë mund të kishin sjellë një tjetër rezultat.

Ky kampionat ka treguar që çdo ndeshje është e fortë, pavarsisht emrit të kundërshtarit ndaj të gjitha takimet duhen vlerësuar maksimalisht. Një javë më parë u ndalëm ndaj Korabit në shtëpi e për këtë arsye duhen vlerësuar me kujdes të gjitha ndeshjet.

Skuadra ka luajtur mirë por dëmtimet na kanë penalizuar në disa momente.

Dëmtimet e Muçës, Kërçikut dhe Edes na kanë kondicionuar në disa takime.

Një sulmues goli do të na kishte ndihmuar më tepër për marrjen e pikëve dhe realizimit e objektivave.

Pozicioni im? Për mua ka pak rëndësi ku luaj, e rëndësishme është t'i shërbej skuadrës pasi kudo të luaj futboll do jap maksimumin tim", deklaroi Asion Daja në konferencë për shtyp.

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga