“As Mbappe, as Vinicius, as Leao, dribluesi më i mirë në Europë është Edon Zhegrova”, ky është komenti i prestigjozes spanjolle “Marca” për yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. Statistikat i japin të drejtën e plotë gazetës ta thotë këtë.
“Wyscout” në bashkëpunim me “CIES Football Obseravatory” kanë publikuar statistikat e lojtarëve me të paktën 450 minuta lojë dhe në të dhënat e dribluesve, sulmuesi dardan mban vendi e parë duke lënë pas tij yje botëror si Mbappe, Vinicius e Leao.
Në 44 tentativa për driblim, Zhegrova ka realizuar me sukses 27 prej tyre, ose ndryshe 61.36%. Anësori po shkëlqen këtë sezon me Lille dhe deri tani ka shënuar 2 gola e 4 asiste.