
Mikel Arteta ka vetëm pak ditë në krye të stolit te Arsenal. Ish lojtari dhe kapiteni i "Topçinjve" nuk ka humbur kohë, teksa vijon nga puna me përgatitjet e ekipit. Spanjolli mësohet se i ka drejtuar kërkesën konkrete klubit, duke dashur në skuadër sulmuesin e Bayer Leverkusen.
Bëhet fjalë për Kevin Volland, 27 vjeçarin që ka një eksperiencë të gjatë në Bundesligën gjermane. Sulmuesi ka ende dy vite kontratë, me Artetën që do bëjë të pamundurën për të bindur drejtuesit e "Aspirinave". Këtë sezon sulmuesi ka rezultuar deçiziv, duke shënuar pesë gola dhe shtatë assist në 16 javët e Bundesligës. 35 milion eurot që duhen për të, Arsenal do t'i siguronte duke larguar talentet që ka në ekip. Dëshira e lojtarit është e madhe për të prekur ishullin, megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare.