
Sot është ylli i Barcelonës, ndërsa mund të kishte qenë më parë te rivalët e betuar, Real Madrid. Braziliani Neymar ka vendosur që të tregojë historinë e jetës së tij, ku thot se ka marrë ofertë nga Real Madrid në moshën 13 vjeçare, por që e ka refuzuar për arsye, të cilat mund të quhen të kota.
“Isha 13 vjeç kur për herë të parë kam ardhur në Europë dhe në atë kohë nuk mendoja se mund të jetoja larg Brazilit, nuk mendoja se ishte koha për të ndryshuar. Prioritet për mua ka qenë të jem i lumtur dhe të bëhem futbollist profesionist, pastaj të transferohem në Europë”.
“Ishte një vendim që e kam marrë së bashku me familjen time. Atë kohë shumë brazilianë të rinj morën oferta dhe u transferuan në Evropë, por unë vendosa të kundërtën”, deklaroi Neymar.