Arsenal është vën në kërkim të Ivan Perisic. Është ky lajmi që qarkullon në mediat angleze ditën e sotme. Skuadra e drejtuar nga Unay Emery ka bërë një ofertë për lojtarin, por Interi dëshiron 40 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin kroat. Nga tjetër Arsenali nuk është i gatshëm të paguajë një shifër të tillë dhe po mendon të bëj një shkëmbim lojtarësh.
Ozil te Interi dhe Perisic te Arsenali mund të jetë shkëmbimi i bujshëm në këtë fund merkato. Kroati ka dhënë aprovimin e tij për një aventurë të re në Premier League pasi asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur në kampionatin anglez. Në ditët në vijim pritet të zbardhet dhe tratativat në lidhje më shkëmbimin e dy lojtarëve.