Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenal kërkon “arratinë”, Arteta zgjedh titullarët ndaj Everton (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal kërkon “arratinë”, Arteta zgjedh titullarët

Në 20:45 Arsenal do të pres në shtëpi skuadrën e Everton. “The Gunners” do të luajnë sot ndeshjen e cila mund t’i sjelli arratinë nga rivalët e Manchester City. Aktualisht Arsenal është 2 pikë larg ndjekësve të City, por ndeshja e sotme është një sfidë e prapambetur. Një tre pikësh e çon skuadrën e Artetës me 5 pikë + nga vendi i dytë.

Nga ana tjetër Everton vjen me një objektiv krejt tjetër në “Emirates”. Të besuarit e Sean Dyche do të luftojnë sot për të dalë nga zona e ftohtë. Ata kanë nevojë për pikë në luftën për mbijetesë. Takimi është delikat për të dyja duke pasur parasysh edhe ndeshjen e fundit mes tyre në “Goodison Park” ku Everton fitoi 1-0.

Formacionet Zyrtare

Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White; Saliba; Gabriel; Zinchenko; Odegaard; Jorginho; Xhaka; Saka; Martinelli; Trossard. Trajner: Mikel Arteta

Everton (4-3-2-1): Pickford; Coleman; Keane; Tarkoëski; Mykolenko; Doucoure; Gueye; Onana; Iwobi; McNeil; Maupay. Trajner: Sean Dyche

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga