
Arsenal ka qenë mjaft aktiv gjatë kësaj merkato të verës, duke kryer disa prezantime që bëjnë bujë në botën e futbollit. Mes tyre janë dhe 2 lojtarët që mbyllën aventurat me Manchester City-n. Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko do mbajnë veshur fanellën e “topçinjve” gjatë edicionit të ri të Premier League.
Arsenal nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Kjo pasi po tentohet ylli i rivalëve. Bëhet fjalë për N’Golo Kante. Francezit i ka mbetur 1 vit kontratë me blutë e Londrës dhe një ofertë e bujshme do detyronte Chelsea-n ta shiste. Shifra e përfolur është 40 milionë euro, ndërsa ditët në vazhdim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e 31-vjeçarit.
Poll