Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenal hidhet në sulm për Joao CANCELON

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal hidhet në sulm për Joao CANCELON

Joao Cancelo në “radarin” e Arsenal. Portugezi i Manchester City-it pëlqehet shumë nga “Topçinjtë” të cilët kanë shfaqur interesin e tyre për të. Ai aktualisht luan në Gjermani me Bayern Munchen, skuadër në të cilën është i huazuar. Pep Guardiola nuk e ka në plane dhe në merkaton e verës mund të largohet përfundimisht nga “Qytetarët”.

“A Bola” shkruan se Arsenal po sheh mundësinë e transferimit të tij në “Emirates Stadium”. “Topçinjtë” e shohin si një lojtar të rëndësishëm i cili mund të bëjë mirë në dy linjat e mbrojtjes. Bayern Munchen nuk ka ndërmend ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë, Arsenal duket destinacioni i mundshëm.

Vlera e kartonit të tij kap shifrën e 70 milionë eurove. Mbrojtësi i linjës së djathtë ka kontratë me City-in deri në verën e vitit 2027-të. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Barcelona. Por, në “pole-position” duket se është Arsenal që do të tentojë të ulë vlerën e kartonit të tij për të mundësuar transferimin.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7