
Astrit Dervishaj është një tifoz i zjarrtë i Arsenalit prej 23 vjetësh. Ai ka zbuluar për mediet kosovare, se e ka patur ëndërr që i vogël që emrat e fëmijëve te kenë lidhje me ekipin londinez. Kështu, djali quhet Arsenal dhe vajza Arsena.
"Cantona ka thënë që mund të ndërrosh fenë dhe mbiemrin, por ekipin kurrë. Arsneali është dashuria e parë. Nëse ëshët vajzë, duhej të hiqnim L dhe ta linim Arsena. Shumë njerëz e kanë quajtur një budallallëk. Unë thjeshtë e kam pasur si bindje" - tha ai.
Dashuria për futbollin mbetet e madhe. Dervishaj tregon se e do futbollin, teksa është i gatshëm të bëjë edhe çmendurira.
Poll