
Dudelange është eleminuar nga Champions League. Kundërshtari i Tiranës në turin e parë të këtij kompeticioni është mposhtur sot në shtëpi nga armenët e Pyunik, të cilët kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-1. Luksemburgasit kanë qenë të pafuqishëm në shtëpinë e tyre duke nxjerrë sferën plot 4 herë nga porta.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 1-1, kurse sot armenët kanë treguar dominim total. Nëse Tirana do të triumfonte në turin e parë, padyshim që do të ishte kandidate absolute për të shkuar në turin e tretë. Short mjaft i favorshëm për kampionët e Shqipërisë, që për fatin e keq nuk u shfrytëzua në mënyrën më të mirë të mundshme.
Poll