
Edhe pse Coronavirusi ka “pushtuar” gjithë botën, kjo nuk ka penguar policinë në Bosnje Hercegovinë për të realizuar një aksion të suksesshëm, teksa kanë rënë në pranga 36 persona. Mes tyre ka qenë edhe arbitri i njohur i FIFA-s, Slavko Vincic që ka gjykuar në Champions League.
Slloveni tanimë duhet të përballet me drejtësinë, pasi janë sekuestruar armë dhe mjete për përgatitjen e lëndëve narkotike. Lajmi është bërë me dije nga kryetari i arbitrave në Slloveni.
Vincic ka gjykuar edhe në nivele të larta, duke vendosur drejtësi dhe në kompeticione siç është Champions League.
Poll