
Armando Sadiku është prezantuar te Las Palmas në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi elbasanas ka mbërritur dje në ishujt Cannarie, teksa sot pas vizitave mjekësore ka folur si lojtari më I ri i Las Palmas.
Si njohës i mirë i futbollit spanjoll, Sadiku ka treguar se është një luftëtar që nuk I trembet konkurrencës. Gjithashtu sulmuesi kuqezi ka përmendur edhe momentin "jo" për tetë muajt te Bolivar në Bolivi.
"Jam një qendërsulmues, i cili kërkon të jetë në kontakt me topin. Unë luftoj dhe jap gjithçka për ekipin. Unë jam një luftëtar. Në të gjitha vendet ku kam qenë jam përshtatur dhe besoj se nuk do të jetë problem kjo pjesë. Kampionati është i gjatë dhe me shumë ndeshje. Ndeshja pas ndeshje do të shohim në lidhje me objektivat. Tashmë e kam takuar trajnerin dhe bisedova me të, edhe pse e njihja më mirë.
Konkurrenca? Kam ardhur me përulësi këtu dhe me qëllimin për t'i bërë gjërat mirë. Kemi sulmues shumë të mirë në ekip dhe kjo është gjë e mirë për të gjithë. Jam këtu për të ndihmuar me karakterin dhe lojën time, kështu që nuk vendos një numër golash si objektiv.
Në Bolivi ishte shumë e vështirë. Isha mirë gjatë fazës përgatitore, kurse më pas para një muaj e gjysmë shumë keq. Më duhet të qëndroja i qetë. Edhe çështja e lartësisë ishte shumë e vështirë për mua. Kështu që ishte koha për të ndryshuar dhe erdha këtu", tha 30 vjeçari.