
Armando Broja mund të largohet nga Chelsea që në merkaton e janarit. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, pritet të jetë Italia.
Torino është duke marrë shumë seriozisht ‘pistën’ Broja, madje italianët kërkojnë që të arrijnë tek shqiptari që në merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, si fillim, torinezët do të mundohen të shesin Nemanja Radonjic, për t’i bërë hapësirë Brojës.
Në rast se largimi i Radonjic ndodh, atëherë italianët do të nisin nga puna për të negociuar me Chelsean. Por duket shumë e vështirë, pasi trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë shqiptarin.
Poll