Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Këngëtarja e përfolur për lidhjen me Armando Sadikun: Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje…

Shkruar nga NEWSPORT
Këngëtarja e përfolur për lidhjen me Armando Sadikun:

Fibi, këngëtarja e përfolur kohët e fundit për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku, ka preferuar të flasë me dy vajzat e emisionit Thumb, Fatma dhe Aulona lidhur me raportin e saj me futbollistin.

“Më tërhëq futbolli që ç’ke me të. Madje shumë njerëz habiten që unë e dashuroj futbollin. Lojtari im I preferuar është Mesi” thotë këngëtarja në mikrofonin e Thumb.

Vajzat e pyesin për lidhjen e përfolur me Armando Sadikun. “Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje se kush e di se ç’do i kemi bërë me këtë lajm. Armando është e vërtetë që jeton në Zvicër, por Fibi ka 13 vjet që jeton në Zvicër” thotë këngëtarja.

“Të dashur shokë dhe shoqe, me Armandon do më shihni shumë shpesh se e kam shok. Pse nuk mendoni se kam veshur fanellën e Armandos për të kamufluar historinë se kam dashur dhe e kam pasur sinjal për dikë tjetër në stadium?” ngre pikëpyetjen ajo.

E meqë Armando Sadiku është një besimtar I mirë, Fibi thotë se ia njeh këtë anë. Por se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien shoqërore  mes tyre. “E di që beson në Zot; e di që falet në xhami, por nuk kemi marrëdhënie që të më tregojë sesa të vishem apo të zbukurohem. S’më ka thënë asnjëherë Fib vishu çik se do ftohesh” thotë këngëtarja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga