
Tirana tashmë është me trajner të ri. Ardian Mema takimin e parë në krye të pankinës bardheblu do e luajë në transfertën e Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Superligës. Mirëpo 24 herë kampionët e vendit rrezikojnë që të mos kenë të gastshëm sulmuesin Dejan Blazhevski, i cili ka patur një dëmtim në miqësoren që kanë zhvilluar disa ditë më parë me të rinjtë.
Nga ekzaminimet e bëra deri më tani rezulton se lojtari nuk ka një dëmtim serioz, por mbetet për t'u parë nëse do të stërvitet rregullisht për të qenë i gatshëm në ndeshjen e Vlorës.
Poll