Skuadra e Arabisë Saudite, Al Nassr që drejtohet nga Rudi Garcia do të bëjë goditje big gjatë merkatos së janarit. Prej javësh tashmë përflitet lart e poshte se Cristiano Ronaldo do të jetë transferimi më i bujshëm i tyre, por jo vetëm kaq, pai ditën e djeshme në skenë doli edhe emri i N’Golo Kante.
Megjithatë një tjetër lojtarë po lakohet për një kalim në Arabi. Bëhet fjalë për futbollistin e Liverpool, Firmino, i cili edhe pse nuk u grumbulua nga Tita ne Kupën e Botës sërish zgjon interesin e skuadrave të tjera.
Braziliani është një nga lojtarët kyç në formacionin e “The Reds” me drejtuesit e Al Nassr që duan të ndërtojnë edhe skuadrën e ëndrrave, në mënyrë që të luftojnë për të fituar çdo trofe të mundshëm.
[caption id="attachment_673308" align="alignnone" width="300"] Firmino-Ronaldo-Kante Al Nassr[/caption]