Ekipet nga Arabia Saudite po bëhen gjithnjë e më shumë të “bezdisshme” duke ofruar shuma marramendëse dhe duke marrë yje në ekip.
Por disa lojtarë i thonë “JO”. Së fundmi një ekip arab i ka ofruar sulmuesit francez Kinglsey Coman plot 65 milion euro në vit. Një pagë marramendëse, por që është refuzuar menjëherë nga 27-vjeçari.
Kështu që Coman ka vendosur ta vazhdojë karrierën tek bavarezët, ku është shprehur dhe disa kohë më parë që kërkon të bëhet një legjendë e klubit gjerman.
Poll