
Puna intensive te skuadra e Apolonisë vijon çdo ditë. Trajneri Artan Mërgjyshi ka vendosur pikat mbi "i" për sa i përket lojtarëve që dëshiron në këtë merkato verore. Deri më tani ka pasur disa zyrtarizime, por problem mbetet reparti i mbrojtjes. Fierakët vuajnë në të dy linjat e mbrojtjes, por edhe në qendër. Kësisoj drejtuesit kanë hedhur sytë nga tregu i huaj.
Mësohet se në seancën e sotme stërvitore do të mbërrijnë tre afrikanë që luajnë në të tre pozicionet e sipërpërmendura. Ata do të provohen për disa ditë dhe më pas do të jetë trajneri Mërgjyshi ai që do të thotë fjalën e fundit për të ardhmen e tij. Objektivi "Superiore" duket i arritshëm për fierakët, por fillimisht duhen plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Mërgjyshi.