
Barcelona ndalet në transfertë ndaj Osasunës me rezultatin 2-2. Skuadra blaugrane nuk arrin të marrin dot fitoren e radhës në ndeshjen e 3-të të La Ligës. Vendasit e nisin në mënyrën më të mirë ndeshjen duke shënuar gol me Torres që në minutën 7-të. Pjesa e parë mbyllet me epërisën e Osasunës, ndërsa të dytën Barcelona përmbys gjithçka.
Ansu Fati, 16-vjeçari i futur në pjesën e dytë shënon golin e barazimit, ndërsa Arthur Melo pak minuta më vonë kalon në avantazh Barcelonën. Për t'i mohur festën skuadrës mike mendon sërish Torres që nga pika e bardhë e 11-m shënon duke barazuar ndeshjen. Barcelona zhgënjen sërish duke mos fituar dhe deri më tani shkon në kuoton e katër pikëve.
Poll