
Reggiana në Serinë B të Italisë ka konfirmuar se një tjetër lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testeve të fundit që janë kryer në klub. Klubi I Arlind Ajetit është një ndër më të prekurit në vendin fqinj, teksa ndeshja e fundjavës së shkuar ndaj Cittadelës u anullua.
Emiljanët konfirmojnë 22 lojtarë të prekur, mes tyre edhe Ajeti, teksa 7 persona të tjerë janë pjesë e stafit. Bashkë me të prekurit janë edhe trajneri dhe ndihmësi I tij. I gjithë klubi është në izolim dhe do t'I nënshtohet testeve të reja dy ditë më vonë. Me gjasë edhe ndeshja e radhës do të shtyhet (Salernitana në shtëpi), pasi thuajse të gjithë lojtarët janë të infektuar me coronavirus.
Poll