Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Angli e jashtëzakonshme, përfaqësuesja e Tre Luanëve kualifikohet në finale të Europianit

Shkruar nga NEWSPORT
Angli e jashtëzakonshme, përfaqësuesja e Tre Luanëve

Anglia ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe të Kampionatit Europian të Futbollit për Femra. Vajzat angleze kanë mposhtur në gjysmëfinale Suedinë me rezultatin 4-0. Fillimisht ishin suedezet ato që rrezikuan portën e “Tre Luanëve”. Në minutën e 9-të, sfera goditet nga jashtë zone, por ndalet na shtylla horizontale. Anglezet nisin dalëngadalë të marrin në dorë frerët e lojës. Në minutën e 34-të zhbllokohet rezultati me Beth Miid që shfrytëzon asistin e Lusi Bronzit. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0.

Ndërsa e dytë kishte më shumë vend për histori. Përfaqësuesja suedeze u fut në fushë krejt e çoroditur. Në minutën e 46-të, Bronz dyfishon rezultatin. Anglezet nuk ndalen dhe kërkojnë të thellojnë shifrat. Por, në të 57-tën, transversa i mohon festën e golit Hemp. Megjithatë 11 minuta më vonë ajo korigjon gabimin duke realizuar të tretin. Sulmet e Anglisë intensifikohen dhe Kirby vulos rezultatin në 4-0. Një triumf i rëndësishëm për vajzat e “Tre Luanëve” që arrijnë të shkojnë në finalen e këtij kompeticioni madhor. Ato do të përballen me fituesin e ciftit Francë - Gjermani në datën 31 korrik.

Tags:

BOTA VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga