Amir Rramhani është rikthyer sërish titullarë për skuadrën e Napolit, ku dëmtimi që e mbajti larg fushave tashmë është hedhur prapa krahëve. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është një nga pikat kyçe në formacionin e Luciano Spallettit dhe paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit t’i besojnë shqiptarit edhe çelësat e mbrojtjes napolitane.
Në sfidën me Interin, ku Napoli pësoi edhe humbjen e parë për këtë sezon, në stadium ishte i pranishëm edhe agjenti i Rrahmanit, Ardian Aliaj. Sipas mediave italiane pritet që palët të kenë një takim ku do të diskutojnë edhe detajet e fundit të kontratës mes tyre.
Kujtojmë se në qershor 2023 mbrojtësit shqiptarë i përfundon kontrata dhe nga marrëveshja e re pritet të fitojë rreth 2.6 milionë euro.