Vllaznia synon të ndërtojë një ekip pretendent. Në këto kushte, Klubi i Basketbollit ka menduar të bëjë disa afrime, e po ashtu edhe zyrtarizimin e “timonierit” të ri. Në fundjavë pritet të mbërrijën 5 amerikanë, të cilët do i bashkohen ekipit. Lojtarët kanë kohë që janë nën vëzhgim, me aftësitë që nuk u mungojnë. Jo vetëm kaq, pasi nesër do bëhet i ditur edhe emri i atij që do ulet në pankinë e kuqebluve të koshit.
Vllaznia synon të jetë mes më të mirave në Basketbollin shqiptar. Asgjë nuk do jetë e lehtë, por me një merkato të mirë, gjithçka mund të arrihet. Ditë të rëndësishme këto në kampin shkodran, ku kemi zhvillime jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera.