
Në NBA në prag të play off dhe fazës më të nxehtë të këtij kampionati, ekipet favorite vazhdojnë të tregojnë formën e tyre të mirë në sezonin e rregullt. Minessota Timberëolves me 24 pikët e Tonëns arriti që të mundte me rezultatin 2018-104 Knicks. Cleveland Cavaliers nuk e pati aspak të vështirë përballë Suns. Cavs triumfuan në shifrat 120-95 ku 27 pikë të James dhe 20 të tjera të Kevin Love i dhanë fitoren një prej pretendentëve për titull kampion këtë sezon në NBA.
Kampionët në fuqi të Golden State morën gjithashtu një sukses përballë Hawks. Curry me 29 pikë dhe Young me 24 të tilla i garantuan fitoren ekipit të Warriors në shifrat 106-94. San Antonio Spurs zhvilloi një ndeshje spektakolare përballë Utah Jazz. Takimi përfundoi në shifrat 124-120 dhe ai që shkëlqeu ishte i zakonshmi Aldridge që u tregua 'monstruoz' duke shënuar 45 pikë.