
Carlos Alcaraz ka bërë histori këtë të premte, më 14 korrik . Me vetëm 20 vjet e 72 ditë, ai është bërë lojtari i katërt më i ri që kualifikohet në finalen e Wimbledon pas Boris Becker, Björn Borg dhe Rafael Nadal .
Në mënyrë të ngjashme, ai është vetëm spanjolli i tretë që e arrin atë pas Manolo Santana (1966) dhe Rafael Nadal (2006-2008 dhe 2010-11) .Alcaraz e dinte se duhej të nivelohej kundër Daniil Medvedev. Dhe pikërisht këtë bëri për të mbyllur rezultatin 6-3, 6-3 dhe 6-3, në 1 orë e 50 minuta. Alcaraz e dominoit ndeshjen edhe pse tenisti rus tentoi të qëndronte në lojë.
Alcaraz do të ndeshet në finale ditën e dielë kundër serbit Novak Djokovic, madje tenisti spanjoll u shpreh se do të shkojë në këtë përballje pa frikë.
“Për mua është një ëndërr, ende nuk e besoj. Ajo që mund të them është se po e shijoj shumë këtë periudhë dhe do të vazhdoj të stërvitem”, tha 20-vjeçari.