
Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Moldavisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije që në 25 dhe 27 mars të besuarit e Bushit do të luajnë kundër përfaqësuese moldave. Gjithashtu bëhet e ditur që po negociohet që të zhvillohet edhe një test tjetër para datës 23 mars, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Europianit që nisin në qershor.
"Skuadra perfaqesuese Shpresa nen drejtimin e Alban Bushit ka planifikuar dy ndeshje miqesore ne dy datat e lira te FIFA-s ne 25 dhe 27 mars, me skuadren kombetare shpresa te Moldavise. Ndeshjet qe te dyja do te zhvillohen ne Shqiperi, teksa eshte ne negociim e siper edhe nje tjeter takim miqesor ne dispozocion te trainerit para dates 23 mars. Takimet eleminatore zyrtare, kombetarja e U-21 do ti nise ne muajin qershor ne fushen e saj kundrr Estonise", shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
[gallery columns="1" size="full" ids="78770"]