Real Madridi i është përgjigjur një akuze për ryshfet nga një ish-komisar policie, i cili tha se "askush nuk guxon" të ndjekë penalisht Florentino Perez. Siç raporton The Athletic, Jose Manuel Villarejo pretendoi se presidenti i Real Madrid pagoi zyrtarët e ndeshjes, në një intervistë së fundmi për RAC1. Ish-komisioneri i policisë i bëri këto pretendime tëksa po diskutohej për rastin ‘Negreira’ të Barcelonës.
"Të gjithë presidentët e kanë bërë këtë. Florentino Perez gjithashtu. Real Madrid ka bërë të njëjtën gjë dhe është e zbuluar tashmë. Është e pamundur të ndiqet penalisht çdo gjë që përfshin Perez. Do të ishte vetëvrasje për këdo që guxon ta bëjë këtë. Florentino është i paprekshëm."
Real Madridi ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke iu përgjigjur akuzave, duke konfirmuar se Perez tashmë ka nisur procedurat ligjore kundër Villarejo për "akuzat e rreme".
Në deklaratën e plotë thuhet: “Presidenti i Real Madrid C.F., Florentino Perez, ka urdhëruar ngritjen e menjëhershme të padisë përkatëse ligjore kundër ish-komisionerit Villarejo për akuzat e rreme të bëra në radiostacionin katalan RAC1”.