
La Liga vijon të sjellë polemika për shkak të vendimeve të arbitrave. Rasti i fundit ishte fitimi i një penalltie nga Marcelo, dje në ndeshje Bilbao-Real Madrid, ku kryesori pasi shikoi VAR-in, akordoi 11-metërsh. Për këtë temë ka folur edhe trajneri i Atletiko Madrid, Simeone, i cili i cilëson të pakuptimta këto akuza.
''VAR është i drejtë me të gjithë. Nëse Real Madrid merr më shumë penallti, kjo ndodh sepse ata sulmojnë më shumë'' - shprehet Simeone. Kjo deklaratë pritet të ndezë akoma më shumë zjarrin në kampioantin spanjoll, pasi te Barcelona nuk besohet se do pritet mirë.
Poll