Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Akordi me Vllazninë dhe largimi nga Gjilani, reagon Arbër Çyrbja

Shkruar nga NEWSPORT
Akordi me Vllazninë dhe largimi nga Gjilani, reagon Arbër

Arbër Çyrbja nuk do të largohet nga Gjilani. Mesfushori durrsak ka ende një kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Superligës së Kosovës e për këtë arsye do të vazhdojë të jetë pjesë e Gjilanit.

Ditën e sotme u përfol se durrsaku ishte larguar nga Gjilani e madje kishte gjetur akordin me Vllazninë në Shqipëri. Një lajm I tillë është përgënjeshtruar nga vetë lojtari në një prononcim të shkurtër për "Shkodra Sport".

"Nuk është e vërtetë që do të vij te Vllaznia. Kam kontratë edhe për 5 muaj me Gjilanin dhe do të jem pjesë e kësaj skuadre deri në fund të sezonit", u shpreh Çyrbja që mbyll përfundimisht çështjen për një largim nga Gjilani dhe firmën me Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga