
Pas paraqitjes së mirë në Europian, Arlind Ajeti kaloi me parametra zero nga Frozinone te Torino.
Por, sezoni nuk nisi mirë, sepse vetëm pak ditë para ndeshjes së parë të Serisë A, atë kundër Milanit, qendërmbrojtësi kuqezi u dëmtua dhe më pas nisi kalvari i gjatë i vuajtjeve.
Sipas portalit lokal të Torinos, "ToroNeës", Arlind Ajeti ka treguar një dëshirë të madhe për t'u rikthyer në fushën e lojës më i fortë se më parë. Megjithatë, ai numëron vetëm një prezencë me Torinon në këtë sezon, atë kundër Pizës për Kupën e Italisë.
Tashmë mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë pas festave të fundvitit dhe hapjes zyrtare të merkatos së dimrit. Me shumë mundësi, Ajeti do të shitet nga Torino, ose do të huazohet në një skuadër tjetër, në mënyrë që edhe vetë qendërmbrojtësi të lirohet nga barra e madhe e stolit.