Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ajeti e nis mbarë, shënohen plot 13 gola

Shkruar nga NEWSPORT
Ajeti e nis mbarë, shënohen plot 13 gola

Mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti ka debutuar ditën e sotme me Torinon. Ai duket të jetë përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën italiane, teksa e ka nisur takimin miqësor si titullar. Torinezët luajtën me ekipin e Olimpic Morbengo, ndeshje që u ndjek nga rreth 2000 tifozë. Ajeti dukej në ekpin italian sikur kishte shumë vite që luante me ta, dhe jo që është transferuar në këtë merkato verore.

Mihajloviç e donte me çdo kusht shqiptarin në skuadër, dhe sot ka parë formën e qendërmbrojtësit në miqësoren e zhvilluar, ku me paraqitjen e tij duket të ketë kënaqur teknikun serb.

Pjesa e parë është e bukur me plot aksione, ku disa nisin nga këmbët e shqiptarit. Në 45 minutat e para u shënuan 4 gola, kurse e dyta ishte histori më vete pasi arritën të shënoheshin plot 9 gola. Duket që pjesa e parë ka qenë e mjaftueshme për teknikun Mihajloviç për të parë cilësitë e 23-vjeçarit, teksa në pjesën e dytë e uli në stol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga