
Manchester United ka refuzuar transfertën e Thierry Henry më parë sepse Sir Alex Ferguson e quante atë gjithmonë të dëmtuar.
Sipas ish shefit të sigurisë të Manchester United, Ned Kelly, Djajtë e Kuq ishin zgjedhja e parë e Henry para Topçinjve. Asi francez I kishte vënë syrin Old Trafford para se të bënte histori në Highbury.
Kelly tha për BeIN Sports: “Në tunel më bie telefoni ku më shkruhej t’i thoja Alex se Therry Henry dëshiron të vijë në klub. Kjo ishte para se ai të shkonte tek Arsenal.
Shkoj dhe i them shefit që Jean- Marie Cantona thotë që Henry do të bashkohet me skuadrën tonë. Ai (Ferguson) thotë: “Në asnjë mënyrë, ai është gjithmonë i dëmtuar”. Henry shkoi tek Arsenal dhe gjithë pjesa tjetër dihet”.