
Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Xhuifredi, në një prononcim për mediat italiane ka sqaruar çështjen e rinovimit të Hysajt te Napoli, e cila ka qënë një temë mjaft e nxjehtë e kësaj vere.
"Rinovimi i Hysajt është pranë pasi negociatat janë në rrugë të mirë. Klauzolë shitjeje? Nuk është kërkesë e jona, por ka logjikë edhe nëqoftëse vendoset. Presidenti De Laurentis është treguar mjaft i hapur në negociata si për kohëzgjatjen e saj dhe për anën financiare", ka thënë menaxheri i futbollistit të kombëtares shqiptare.
Hysaj është shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm për Napolin ku sezonin e shkuar zhvilloi një sezon fantastik.
Poll