Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Afrojnë zgjedhjet lokale, kryetari i Bashkisë së Durrësit premton publikisht: Do ta mbështes skuadrën e Teutës (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Skuadra e Teutës është shpallur kampione në basketboll për meshkuj. Ekipi durrsak bëri një sezon të mrekullueshëm duke arritur të linte pas skuadra elitare si Tirana apo Vllaznia.

Sot, shtatlartët e "Djemve të Detit" kanë pasur një takim me kryetarin e Bashkisë, Vangjush Dako. Disa javë para zgjedhjeve lokale, ai premton se do të japë mbështetje për skuadrën durrsake. Në kanalin zyrtar të Dakos, shkruhej:

"Sot prita me shumë kënaqësi në bashki ekipin e Teutës në basketboll meshkuj, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon, ku për herë të parë në historinë e basketbollit shqiptar një ekip nga Shqipëria arrin në finale të Ligës Ballkanike.

E falenderoj ekipin për të gjitha sukseset që ka arritur dhe i siguroj që Bashkia e Durrësit do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj jo vetëm për basketbollin, por për sportin durrsak në përgjithësi".

Postimi i Dakos
Poll

Lexo gjithashtu