Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Afër dhe larg”, rinovimi i Giroud mbetet pezull

Shkruar nga NEWSPORT
“Afër dhe larg”, rinovimi i Giroud mbetet pezull

Agjenti i Olivier Giroud ka dhënë një mesazh të paqartë pas takimit me përfaqësuesit e Milan mbi rinovimin e Giroud. 36 vjeçarit i skadon kontrata në fund të qershorit dhe klubi është i gatshëm të rinovojë me sulmuesin.

Giroud e ka treguar veten që është një lojtar shumë i rëndësishëm në skemat e Piolit dhe ka shënuar 24 gola në 65 takime.

Përfaqësuesit e francezit ishin në Milano për të diskutuar me klubin kushtet e rinovimit. Por agjenti duke dalë nga Casa Milan dha këtë koment për “Calciomercato.com”: “Do të shohim. Ne jemi afër dhe larg në të njëjtën kohë. Të shënosh një gol ndonjëherë të duhen vetëm 5 centimetra, je brenda ose jashtë. Nuk i dihet kurrë... Nuk e di, ata vendosin.”

Komente të dyshimta këto me klubin që do të vendosë në ditët në vijim për fatin e kampionit të botës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga